KRYEFAQJA » LAJME » Roth: Hapja e negociatave para verës!
Roth: Hapja e negociatave para verës!

Roth: Hapja e negociatave para verës!

Paralajmëruar pak ditë më parë nga një vizitë surprizë e komisionerit Johanes Hahn në Bundestag, duket se hapat për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ndërmerren të gjitha para verës. Burime të besueshme i konfirmuan RTSH përmes dokumentit letrën e ministrit gjerman të shtetit Mikail Roth për Bundestagun që të planifikojë shqyrtimin dhe vendimin për mbledhjen e radhës së Këshillit Europian.

Duke bërë të ditur se Qeveria federale mendon se Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit, ndërsa  presidenca rumune e Bashkimit Europian synon vendimmarrjen në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme më 18 qershor 2019 dhe të Këshillit të BE-së më 20 dhe 21 Qershor, Ministri gjerman veçon për  Budenstagun se Shqipëria ka arritje të thella dhe një reformë të pashembullt gjyqësore duke sjellë në vëmendje se 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. “Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhënë dorëheqja e tyre nga procesi”.

Ministri gjerman i shtetit vendos paraqitjen e një ligji për reformën zgjedhore përsa i përket zhvillimeve politike duke kujtuar se gjithësesi vendimi në fjalë është vetëm hapje e negociatave të anëtarësimit dhe jo një votë për pranimin në BE të dy vendeve.

Ministri Roth i ka kujtuar paramentit gjerman edhe situatën e ashtuquajtur të faktorëve të tretë sipas arsyetimit se një vonesë e vendimit nga vendet anëtare do të rrezikojë zhvillime jo pozitive në rajon, do të nxisë paqëndrueshmëri dhe të fusin lojtarët e tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Reforma substanciale e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe interesat tona gjeostrategjike dhe të sigurisë flasin në favor të hapjes së negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor.
Vendimi surprizë vetëm pak ditë pas deklarimeve të Wadepuhl që paralajmëroi shtatorin, por edhe kundërpërgjigjes së Hahn, tregon se administrata europiane po kujdeset jo vetëm për vendimin e saj, por edhe kushtet e miratimit në Këshillin Europian, duke afruar realitetin e vendimit përpara stinës së nxehtë.

 

Sicred