KRYEFAQJA » LAJME » Roth: BE duhet të dërgojë sinjale jeshile për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Roth: BE duhet të dërgojë sinjale jeshile për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Roth: BE duhet të dërgojë sinjale jeshile për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Michael Roth Ministri Gjerman për Europën, ka deklaruar për gazetarët para mbledhjes së ministrave të jashtëm në Luksemburg, se Shqipëria dhe Maqedonia janë në rrugë të drejtë dhe se BE duhet të dërgojë sinjale jeshile për çeljen zyrtare të negociatave me të dy vendet. “Të gjithë duhet të njohim faktin që paqja stabiliteti në Ballkan është e një rëndësie shumë të madhe për të gjithë në BE. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara, në drejtim të shtetit të së drejtës dhe pavaresisë të sistemit të drejtësisë dhe duam që të dy shtetet t’i mbeshtesim ne rrugen e tyre në BE” tha zoti Roth. “Për këtë ne si Gjermani ne mbledhjen e keshillit do ta votojmë propozimin e Komisionit Europian dhe do t’i bëja thirrje edhe kolegëve të Holandës e Francës duke pranuar faktin që një konsensus i domosdoshëm qendron përpara nesh” shtoi më tej ai. “Ne duhet të bindemi që celja e negociatave eshte fillimi, por, ne duhet të lejojmë këtë fillim vecanërisht duke patur parasysh marreveshjen Greqi – Maqedoni që mbylli një proces shumëvjeçar për të dërguar një sinjal të qartë mbështetjeje dhe përfshirjeje. Prandaj ne në Gjermani na është shumë i qartë fakti që nevojitet një përparim thelbësor në çështjet e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por të dy vendet janë në rrugë të drejtë dhe prandaj duhet ta japim këtë sinjal sot” u shpreh zoti Roth.
I pyetur nëse Hollanda e Franca do të mbështesë të dy vendet, ai tha “Nuk jam shumë i sigurtë, por shpresoj ta bëjnë. Mbetem optimist!”. “Ne kemi propozuar për vendet që kanë hezitime sidomos Holanda e Franca diçka të re që lidhet me çeljen me shkallë të negociatave. Pra ato përmbajnë verifikimin e faktorëve që nëse reformat e nisura sidomos në drejtësi e shtetin e se drejtës janë të qendrueshme ose jo. Modeli me shkallë mund të ishte një kompromis, prandaj i shoh diskutimet e sotme me nje pritmëri të caktuar dhe shpresë, që të arrijmë një konsensus. Bëhet fjalë për disa kushte, sidomos për Shqipërinë, që duhen përmbushur që pastaj të verifikohen nga Komisioni ose Këshilli dhe pastaj të japim ok për çeljen e kapitujve me një vendim përkatës në nivel këshilli, por ne duhet të dergojmë sot sinjalet jeshile për çeljen zyrtare të negociatave me të dy vendet, Maqedoninë dhe Shqipërinë” tha ministri gjerman për Europën Michael Roth.
Pyetjes nëse vendimi do të jepej në dhjetor, ai ju përgjigj shkurt: “Unë e pres vendimin sot dhe nuk do të doja të spekulloja me datat! Do të ishte një rrugë pragmatike për arritjen e kompromisit të sotëm”.

Sicred