KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Roskoveci, mes thatësirës dhe ujit të pamjaftueshëm

Roskoveci, mes thatësirës dhe ujit të pamjaftueshëm

Ndërsa pjesa më e madhe e shqiptyarëve po u drejtohen deteve e maleve për të kaluar ditët e nxehta të verës, fermerët janë para sfidës së ujitjes së tokës, që do u garantonte mundin dhe djerën e tyre.
Roskoveci, pak kilometra larg Fierit është një ndër zonat më të goditura nga thatësira. “Kemi gati 20 e ca ditë pa ujë. Vetëm dje ka filluar të vijë pak ujë” thotë një prej fermerëve të zonës. Ai shton se në këtë periudhë është shumë e vështirë të bësh pa ujë. “Duhen të paktën pesë vaditje që të marrësh misër” thotë një tjetër fermer. Sipas tyre në zonën e Roskovecit nën ujë është vetëm 70 përqind e sipërfaqes së tokës.
Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë së Roskovecit thotë se një pjesë e mirë e zonës nuk ishte ujitur në 25 vite. “Është hera e parë që në këto vite ne bëjmë ujitjen e përqëndruar në sistem” thotë ajo për RTSH.
Në Roskovec, në dy vjet janë investuar 30 milionë lekë për përmirësimin e sistemit të ujitjes. “Mund të kimi investuar vetëm nga të ardhurat tona 15 milionë lekë të reja, për dy stacione pompimi, pa përfshirë mirëmbajtjen” thotë zonja Bufi. Ajo shton se është një tjetër investim prej 15 milionë lekësh të reja nga Ministria e Bujqësisë për rehabilitimin e disa kanaleve. Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit përmend edhe një investim të BB në këtë zonë që kap 4 bashki. Me perfundimin e projektit pritet që edhe zonat e Velmishtit, Strumit, Sukut dhe pjeses fundore të Roskovecit të mbulohen me ujitje.

Sicred