KRYEFAQJA » LAJME » Roskovec, dy të rinj humbasin jetën në aksident
Roskovec, dy të rinj humbasin jetën në aksident

Roskovec, dy të rinj humbasin jetën në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Arrapaj në Roskovec. Dy të rinj që po ktheheshin në këmbë në banesat e tyre, janë përplasur nga një makinë që ecte me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Paraprakisht thuhet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Policia e ka identifikuar atë si Amarildo Çalamani, një person problematik në drejtim të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë vitit 2018 ai është ndëshkuar me 10 masa administrative, për parakalime të gabuara, përdorim celulari, tejkalim shpejtësie me pezullim të lejedrejtimit dhe një masë për mungesë kontrolli teknik.

Sicred