KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ronaldo i bashkohet Portugalisë

Ronaldo i bashkohet Portugalisë

Kristiano Ronaldo është bashkuar me Portugalinë në stërvitje, në përgatitjet për kampionatin botëror Rusi 2018. Ai ka nisur stërvitjen me shokët duke bërë ushtrime me ta e duke u praktikuar me topin. Joao Moutinhho, një nga lojtarët e përfaqësueses së Portugalisë shpreson që skuadra të përshtatet sa më mirë tashmë që të gjithë lojtarët janë bashkuar në stërvitje. “Detyra jonë është që të përshtatim aftësitë e secilit në favor të qëllimit që ka skuadra. Të mundohemi që sa më shpejt të japim lojëra të mira” – tha Mutinjo. Ai ka vlerësuar praninë e Ronaldos në kombëtare duke e quajtur grupin më të kompletuar. “Grupi ynë tani është i kompletuar tani – shtoi më tej Mutinjo. “Prania e Cristianos është thelbësore për ne, na bën më të kthellët, më të sigurtë. Ai është një pasuri për ne dhe na ndihmon shumë për të arritur qëllimin tonë kryesor, fitoren” tha futbollisti. Mutinjo ka thënë më tej se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. E kjo gjë është një favor plus për skuadrën e Portugalisë. “Ne të gjithë ndjehemi krenarë që kemi në përbërje lojtarin më të mirë në botë. Ky fakt na motivon dhe na bën që të përmirësojmë më shumë lojën tonë drejt objektivit final, arritjen e fitores në çdo ndeshje” përfundon Mutinjo.

Sicred