KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ronaldinjo, spektakël në miqësoren e legjendave

Ronaldinjo, spektakël në miqësoren e legjendave

Ditët e fundit në stadiumin mitik “Kamp Nou” të Barcelonës, është zhvilluar një ndeshje bamirësie midis legjendave të klubit katalan Barcelona dhe atyre të Mançester Junajtid. Natyrisht, nuk ka munguar spektakli dhe një nga protagonistët e tij ka qenë padyshim ylli i Barcelonës, Ronaldinjo. Ndonëse 37-vjeçar, dhe zyrtarisht jashtë karrierës aktive si futbollist, Ronaldinjo ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka humbur asgjë nga talenti dhe reflekset e tij të jashtëzakonshme.
Ish-ylli i Paris Sen Zhërmenit, Milanit dhe Barcelonës e ka turpëruar njërin prej ish-futbollistëve të spikatur të Mançester Junajtid gjatë ndeshjes në “Kamp Nou”. Ronaldinjo i dha një leksion Jesper Blomkvistit, ndërsa nuk nguroi të shpaloste edhe pasim të kamufluar për një tjetër ish-yll brazilian të katalanëve, 45-vjeçarin Rivaldo, që për pak sa nuk shënoi me një finte të bukur.
Pavarësisht gjithë kësaj, ndeshja ku luajtën edhe Edgar Davidsi, Duajt Jorku dhe Karel Poborski, u fitua nga Mançester Junajtid 3-1.

Sicred