KRYEFAQJA » LAJME » Romët dhe egjiptianët, gjendja e punësimit

Romët dhe egjiptianët, gjendja e punësimit

Antonio Avdia nga Durrësi, një prej 230 të punësuarëve, të projektit të Bashkimit Europian dhe PNUD që mbështet integrimin e romëve dhe egjiptianëve në tregun e punës në Shqipëri. Administratori i kësaj ndërmarrjeje shprehet se 4 të punësuarit rom në ndërrmarjen e tij i trajton si të gjithë punonjësit e tjerë. Mediatorja e punësimit në bashkinë e Durrësit shprehet se zyra e punës në Durrës ka qenë gjithnjë e hapur për këtë shtresë. Por edhe pse po punohet shumë për integrimin e këtyre shtresave që kanë me qindra vite që jetojnë mes nesh vështirësitë janë të shumta. Ecim drejt një prej vendqëndrimeve të mëdha të komunitetit rom në Shqipëri. Nishtullë – Durrës. Gjendja është tepër e mjerueshme. Braktisja e shkollës vihet re qartë kur flasim me ta. Higjena zero. Kushtet e jetesës skandaloze. Ata kërkojnë punë dhe të drejta të barabarta. 229 persona romë dhe egjiptianë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Berat janë punësuar deri më tani me asistencën e projektit të Bashkimit Europian, Qeverisë Shqiptare dhe PNUD por përsëri gjendja në këto komunitete kërkon punën e shumë aktorëve, investime me financa dhe kapacitete njerëzore. Por ka edhe modele të mira përsa i përket integrimit të këtyre komuniteteve. Një prej këtyre është edhe kopështi në lagjen Barrikada në Qytetin e Beratit ku 700 banorë egjiptianë dhe 900 familje të tjera kanë përfituar prej këtij investimi. Pjestarët e komunitetit rom japin qasje se si mund të luftohet paragjykimi. Projektet e bashkimit Europian në 5 qytete të Shqipërisë me një vlerë prej 4 milion euro, nuk kanë qëllim vetëm të ndihmojnë romët dhe egjiptianët por edhe mbi 50 000 banorë të maxhorancës të zonave në fjalë që jetojnë sëbashku.

Sicred