KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Roma pushtohet nga plehërat
Roma pushtohet nga plehërat

Roma pushtohet nga plehërat

Skena me kazanë plehrash të tejmbushur dhe me thasë të çarë me mbeturina, dominojnë në medien sociale, ndërsa mbledhja e tyre nga kompania e shërbimeve publike është penguar nga ditët e pushimit dhe nga reshjet e dendura. Sipas banorëve të Romës, kjo situatë tashmë është kronike, në këtë periudhë të vitit dhe situata po vjen duke u përkeqësuar. Roma qeveriset nga lëvizja “5 yjet”, që kryeson në sondazhet e opinionit publik para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 4 mars, me Virxhinia Raxhin në postin e Kryebashkiakes që nga qershori 2016. Zgjidhja e krizës së plehrave, ishte një nga premtimet kryesore të saj gjatë fushatës elektorale, por një plan i publikuar në prill, deri tani ka rezultuar i pafrytshëm. Lagjet që janë në një distancë më të madhe nga qendra e qytetit, që zakonisht mbahet më mirë për shkak të numrit të vizitorëve që tërheq, janë prekur më shumë ditët e fundit. Rreth 70 mijë tonë mbeturina në vit nga Roma, dërgohen në një impiant përpunimi plehrash në Austri.

Sicred