KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rohixhna, armëpushim një mujor për të lehtësuar krizën

Rohixhna, armëpushim një mujor për të lehtësuar krizën

Rebelët muslimanë Rohixhna në Mianmar kanë deklaruar armëpushim një mujor për të lehtësuar krizën humanitare në shtetin verior të Rahajnit (apo Arakanit sic njihej dikur). Ushtria e Shpëtimit të Rohixhanve të Arakanit (Arsa) bëri të ditur se armëpushimi fillon këtë të dielë, duke i bërë thirrje ushtrisë së Mianmarit që të ulë armët. Sulmet që Arsa ndërmori ndaj policisë në datën 25 gusht shkaktuan reagimin e egër të ushtrisë së Mianmarit. Që nga ajo datë, rreth 290 mijë Rohinxhajanë u larguan nga vendlindja e tyre, Rahajn, duke u strehuar në kufirin e Bangladeshit. OKB ka deklaruar se grupeve të ndihmës u nevojiten 77 milionë dollarë që të ndihmojnë Rohixhat të cilët janë larguar nga Mianmari. Ata kanë nevojë për ushqim, ujë dhe shërbime shëndetësore, shtoi OKB. Rezidentët Rohinxha në Rahajn, një minoritet musliman në Mianmarin me shumicë budiste, thonë se ndaj tyre është ndërmarrë një fushatë brutale me qëllim spastrimin e tyre etnik. Mianmari e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se ushtria po lufton kundër terroristëve Rohinxha.

Sicred