KRYEFAQJA » LAJME » Rodos, Bushati – Kocias, zgjidhje për delimitimin e zonave detare
Rodos, Bushati - Kocias, zgjidhje për delimitimin e zonave detare

Rodos, Bushati – Kocias, zgjidhje për delimitimin e zonave detare

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë e Greqisë do të takohen në Rodos të Greqisë të enjten. Siç e njoftoi dhe zoti Bushati dy ditë më parë për RTSH, të dy ministrat do të përpiqen që me bisedime në nivele të larta të gjejnë një zgjidhje për delimitimin e zonave detare.
Bushati e Kocias do të jenë në Rodos për të ndjekur konferencën e sigurisë që mbahet të enjten, ndërkohë që në kuadër të saj do të zhvillojnë edhe takimin e bërë publik tashmë. Ministri i jashtëm shqiptar deklaroi se grupet e punës në nivel espertësh kanë vazhduar të bisedojnë duke ngritur pretendime e duke avancuar me qëndrimet e palëve, por një zgjidhje që do të çonte në marrëveshje ka të nevojshme edhe bisedime të niveleve më të larta.

Sicred