KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Roboti Sofia shpreh dëshirën për të krijuar familje

Roboti Sofia shpreh dëshirën për të krijuar familje

Vetëm një muaj pasi bëri histori si roboti i parë me një nënshtetësi nga Arabia Saudite, Sofia ka lajmëruar se ka dëshirë të krijojë një familje. Roboti humanoid, i cili është modeluar sipas shëmbëlltyrës së Odri Hepbënrn, dha një deklaratë këtë javë ku tha se “familja është diçka e rëndësishme”. Ajo shtoi se, nëse do të kishte një vajze robote do ti vinte emrin e saj dhe se të gjithë robotët meritojnë të kenë një familje. Sofia gjithashtu foli dhe për marrëdhëniet robot-njeri në të ardhmen, duke thënë se shikon një bashkëpunim të frytshëm dhe jo një zëvendësim të qenieve njerëzore. Ajo gjithashtu tregoi se ka nevojë të kalojë më shumë kohë në racën tonë, në mënyrë që të kuptojë se si funksionojnë ndjenjat dhe logjika humane.

Sicred