KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Robotët, së shpejti pjesë e familjeve
Robotët, së shpejti pjesë e familjeve

Robotët, së shpejti pjesë e familjeve

Robotë të llojeve të ndryshme nga mbarë bota që mund të përdoren për veprime të shumellojshme janë paraqitur në Panairin e Elektronikës në Las Vegas. Këtë vit në treg po dalin robotë gjithnje e me humane që mund të shërbejnë si shoqërues të njeriut. “Ata bashkëveprojnë me njerëzit, dhe disa madje edhe flasin dhe mund të shprehin ndjenja njerëzore. Robotë të tjerë mund të shërbejnë si kafshë shtëpiake dhe mund të kryejnë edhe funksione të tjera praktike. Është i mirë për të moshuarit, për fëmijët dhe për të rriturit që mund të ndërveprojnë me atë” thonë krijuesi e tyre. Ata mund të bëjnë të njëjtat gjëra që bëjnë telefonat inteligjentë, madje edhe më shumë. Shumica e këtyre robotëve janë të pajisur me kamera që veprojnë si sytë e njeriut. Disa kompani do të kenë në dispozicion robotët socialë për konsumatorët këtë vit dhe prodhuesit e robotit “Buddy” thonë se 2018 është viti kur njerëzit do të jenë gati të pranojnë robotët socialë në shtëpitë e tyre. Çmimet e robotëve janë te ndryshme. Roboti “Buddy” kushton rreth 1.500 dollarë. Ashtu si qeni apo macja, robotët socialë mund të bëhen pjesë e rregullt e shumë familjeve në një të ardhme jo shumë të largët.

Sicred