KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rizgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping, liderët botërorë me mesazhe urimi
Xi Jinping: Kina fuqi botërore në rritje

Rizgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping, liderët botërorë me mesazhe urimi

Shi Xhinping u zgjodh president kinez me një votim unanim të shtunën në mëngjes në sesionin të Asamblesë Popullore Kombëtare. Menjëherë pas zgjedhjeve, Shi mori betimin publik të besnikërisë ndaj Kushtetutës në Sallën e Madhe të Popullit. Udhëheqësit botërorë kanë përcjellë urimet e tyre për presidentin kinez. Në mesazhet e tyre, udhëheqësit shprehin besim se nën drejtimin e Xhinping-ut, Kina do të arrijë prosperitet më të madh dhe do të kontribuojë më shumë për paqen dhe zhvillimin botëror. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, thekson në mesazhin e tij se populli kinez do të shënojë arritje më të mëdha në ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re. Presidenti i Vietnamit, e konsideron në mesazhin e tij miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën, si zgjedhjen strategjike dhe përparësinë kryesore të politikës së të jashtme të vendit. Presidenti rus Vladimir Putin, thekson në mesazhin e tij nxitjen personale që Shi Xhinping i bën zhvillimit të marrëdhënieve Rusi-Kinë. Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xha In shpreson në mesazhin e tij për vazhdimin e punës me udhëheqësin kinez për t’i drejtuar marrëdhëniet dypalëshe drejt pjekurisë dhe një epoke të re. Perandori japonez Akihito, i uroi shëndet në mirë presidentit, si dhe prosperitet për Kinën në tërësi. Ndërsa kryeministri japonez Shinzo Abe, shpreson se ky vit do të jetë një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet Japoni-Kinë. Nderkaq Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat 5 vjeçar si kryeministër i vendit. Li, 62-vjeç për nga pozita politike është numri dy në shtet, pas presidentit. Kryeministri tradicionlisht ka qenë zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës, por presidenti Shi ka marrë shumicën prej funksioneve më të rëndësishme të kryeministrit dhe ai ka emëruar veten në organet drejtuese që mbikëqyrin reformat ekonomike dhe industritë shtetërore.

Sicred