KRYEFAQJA » LAJME » Ritëm i lartë punimesh në disa segmente rrugore, vijojnë problemet me rrëshqitjen

Ritëm i lartë punimesh në disa segmente rrugore, vijojnë problemet me rrëshqitjen

Një pjesë e rrugëve të nisura prej kohësh duhet të përfundonin deri në fund të këtij viti, por jo të gjitha segmentet rrugore kanë ecuri të kënaqshme të punimeve. Radio Televizioni Shqiptar ndoqi nga afër punimet e infrastrukturës në aksin rrugor Tiranë -Pogradec. Qeveria Shqiptare duhet të merrte në dorëzim në fund të dhjetorit një kahje të segmentit të parë të rrugës Tiranë-Elbasan. Por kjo nuk është bërë e mundur. Përfaqësuesit e kompanië nuk kanë pranuar të flasin lidhur me ecurinë e punimeve, ndërsa mësohet se janë larguar një pjesë e nënkontraktorëve për shkak se nuk kanë mundur të paguhen nga paratë e këtij projekti. Kostoja fillestare, e parashikuar gjatë fazës së projektimit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka qenë 356 milionë dollarë amerikanë. Në mars të 2017 u kontraktua një kredi prej më shumë se 35 milionë dollarësh për të fiunancuar koston shtesë të projektit, që rezultoi me probleme për shkak të rrëshqitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit.

Pamjet që sjell operatori Naun Lasku tregojnë se ende nuk ka përfunduar kjo rrëshqitje dhe pavarësisht punimeve mbrojtëse, rruga nuk ofron sigurimë maksimale, sipas inxhinierëve. Të gjitha kodrat në këtë aks rrugor rrëshqasin, gjë që po sjell edhe vonesat në përfundimin e kësaj vepre.

Pak kilometra më tutje, një tjetër avari e rrugës ka bërë që të ndryshojë serish projekti i saj. Radio Televizioni Shqiptar ndoqi nga afër punimet restauruese në këtë aks, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor. Në bisedë më ixhinierin drejtues të punimeve, Kristaq Gjika, mëson se është realizuar më shumë se 40 për qind e punimeve të planifikuara, punojnë më shumë se 50 punëtorë çdo ditë për të realizuar investimin prej 3,7 miliardë lekësh që është paguar nga buxheti për këtë riparim të avarisë. Punimet kanë filluar në lartësi të objektit për të eleminuar rrëshqitje të tjera. Ndërsa projektuesit dhe zbatuesit sigurojnë se nuk do të ketë avari në këtë segment pas përfundimit të punimeve. Tuneli në njërin aks të rrugës eleminon mundësinë e ndonjë avarie tjetër. Me këtë investim, kostot në rrugën e re të Elbasanit janë rritur me rreth 40 për qind.

Me intensitet të lartë, në orë të ditës e të natës punohej edhe në segmentin Lin-Pogradec, në atë që u quajt tuneli panoramik i Linit. Në ishim aty afër mesnatës dhe ndoqëm nga afër një proces pune në këtë tunel.

Punohet natën dhe ditën, janë paguar miliona dollar më tepër nga buxheti dhe kreditorët për rrugët e nisura dhe të lena në mes. Edhe pse ka shqetësime në lidhje me kostot e rritura në mënyrë marramendëse që kur ka nisur zbatimi i kontratave, pritet që shumë shpejt përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë, duke marrë në kurriz të gjitha papërgjegjshmëritë që janë bërë gjatë ndërtimit të tyre.

Sicred