KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rita Ora ndez Tiranën
Rita Ora ndez Tiranën

Rita Ora ndez Tiranën

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është ndezur mbrëmjen e së djelës, kur në skenën e koncertit të ngritur posaçërisht është shfaqur këngëtarja shqiptare, Rita Ora. E veshur me të verdha dhe flokë të kuqe, fillimisht me “Your Song” e më tej me shumë hite të tjera, Rita Ora, ndër këngëtaret më të pëlqyera sot në botë, është shoqëruar nga publiku entuziast shqiptar që kishte mbushur sheshin, shumica të rinj.
Kjo është hera e dytë që Rita Ora këndon në Tiranë. Ne vitin 2012 ajo erdhi për herë të parë dhe mori pjesë në koncertin për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Koncerti i sivjetshëm tre ditor nën sloganin “Ora e SuperMuzikës”, është organizuar nga Bashkia e Tiranës, tre vjet pas ardhjes në krye të saj të kryetarit Erion Veliaj, për të cilin mbështetësit e tij thonë se ka sjellë ndryshimin. Në koncert morën pjesë edhe yjet e muzikës shqiptare ndër ta fituesi i Festivalit të Sanremos në Itali Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa, fituesi i Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH. Por veç kënaqësisë që ju dhurua publikut shqiptar, pati edhe komente me nuanca politike dhe ngarkesa negative, për këtë ngjarje të rrallë në Shqipëri.

Sicred