KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rinisin kontrollet e kuponit tatimor

Rinisin kontrollet e kuponit tatimor

Tatimet kanë rinisur aksionin për kontrollin e kuponit tatimor. Grupet e kontrollit kanë zbarkuar në terren, pasi tatimet dyshojnë se bizneset, veçanërisht ata që tregëtojnë artikuj me pakicë nuk presin më kupona duke shmangur raportimin real të xhiros. Edhe qytetarët pranojnë se tregtarët nuk japin kupona herë pas here.
Në dy javët e para të nentorit tatimet kanë mbyllur aktivitetin e 12 bizneseve që nuk leshonin kupon tatimor, ndërkohë që 3 të tjera janë mbyllur pasi nuk ishin te pajisura me kasa fiskale. Autoritetet e tatimeve thone se kontrollet do te vijojne dhe do te intensifikohen gjat editeve te mbetura te vitit, ndaj bizneset por edhe qytetaret duhet te bejne kujdes.
Ndërkohë në Kosove, situata është krejt ndryshe. Dhe duket se atje ndërgjegjësimi lidhet me Lotarinë Kombëtare të Kuponit që organizohet çdo vit. Një mënyrë kjo që i nxit shqiptarët e Kosovës të kërkojnë kuponin edhe nëse tregtarët nuk e japin.

Sicred