KRYEFAQJA » LAJME » Rinis procedura për KLP dhe KLGJ

Rinis procedura për KLP dhe KLGJ

Dështon për herë të dytë përzgjedhja me konsensus e kandidatëve për këshillat e gjyqësorit. Lista që do t’i dërgohet kuvendit për votim do të dalë sërish nga shorti i rastësishëm. Ndryshe nga një javë me parë nga gara u përjashtua kandidati Altin Hazizaj, për të cilin rezultoi se preket nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa kandidati tjetër Sajmir Vishaj njoftoi nëkomisionin se tërhiqej nga gara.
Përsëritja për herë të dytë e procedurave për zgjedhjen e kandidatëve për KLP dhe KLGJ u mbulua nga aftmosfera e kundërshtive të forta mes shumicës dhe opozitës, ku debatet jo pak herë sollën një komunikim të ashpër mes deputetëve.
Demokratët paralajmëruan se nuk do të votojnë asnjë nga kandidatët e listës, jo vetëm sepse janë ata të javës së shkuar, por edhe sepse janë të parregullt në kriteret ligjore.
Ndryshe thonë socialistët për të cilët opozita përbalti njerëzit, dhe po përpiqet që të vonojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Procedura në nënkomisioni e posaçëm kërkon që deputetet të përzgjedhin dhjetë kandidatë për dy këshillat e lartë, dhe rasti ideal do të ishte që lista të votohej me katër vota, çka do të reflektonte konsensus edhe në parlament.

Sicred