KRYEFAQJA » LAJME » Rinis mësimi në godinën e Fakultetit të Drejtësisë

Rinis mësimi në godinën e Fakultetit të Drejtësisë

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, mbrëmjen e djeshme kanë liruar ambjentet e këtij institucioni arsimor, duke u dhënë mundësinë kështu, gjithë të tjerëve të rinisin mësimin në godinën e juridikut. Vendimi erdhi pas disa kërkesave që studentët ja kishin adresuar dekanit, Artan Hoxha, e që lidheshin me shtyrjen e sezonit të parë të provimeve, me mospenalizimin e studentëve protestues, si dhe me zëvendësimin e orëve të humbura.

Këtë të martë që në orët e para të mëngjesit, studentët i janë drejtuar auditorëve të fakultetit. Orët e humbura do të zëvendësohen të shtunave e të dielave edhe gjatë periudhës së verës.

Studentët e Juridikut i janë rikthyer mësimit në godinën e tyre pas 2 muajsh protestë. Qëndrimi përreth 1 muaji, brenda fakultetit të një grupi studentesh, ka shkaktuar edhe përplasje të vazhdueshme ndërmjet protestuesve dhe të tjerëve që dëshironin t’i ktheheshin mësimit. Gjatë 2 javëve të të fundit, leksionet edhe seminarët janë zhvilluar në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”.

Sicred