KRYEFAQJA » LAJME » Rinis bora në zonat malore, kujdes me qarkullimin

Rinis bora në zonat malore, kujdes me qarkullimin

Prej orëve të natës, të gjitha zonat malore të vendit, janë përfshirë nga reshje të dendura bore.

Lartësia e borës në qytetet ëshë mbi 15 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 40 cm. Sipas Shtabit te Emergjencave, Rruga e Kombit dhe të gjitha rrugët kombëtare, janë të kalueshme normalisht, ndërsa rrugët bashkiake janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Në qarkun e Kukësit është e bllokuar plotësisht Njesia Administrative Arrën, si dhe disa fshatra në bashkitë Has e Tropojë. Për qendrat e NjA Shishtavec, Topojan, Zapod, Kalis, Bushtricë, Grykë-Çaj, Malzi aktualisht qarkullohen me zinxhirë.
Për shkak të borës në qarkun Kukës janë pa energji NjA, Malzi, Bashkia Kukës si dhe fshati Vlahën i NjA Golaj.

Bora ka krijuar probleme për qarkullimin në zonat malore të qarkut. I vështirë ka qenë qarkullimi i mjeteve edhe në rrugët kombëtare të qarkut ndërsa Policia ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije vendosjen e zinxhirëve. Për shkak të reshjeve intesive të borës, te mërkurën, pjesa më e madhe e shkollave në qarkun e Gjirokastrës nuk u zhvillua mesim.

Sipas bashkisë Shkodër, nuk ka probleme qarkullimi në njësitë, Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Rrethina, Berdicë dhe Postribë, ndërsa është i vështirë qarkulllimi në fshatrat Rragam dhe Sheldi si dhe në fshatrat e njësisë Shosh, ku nuk po zhvillohet as mësim.
Të bllokuara nga bora janë edhe 6 fshatra në Malësinë e Krujës, ku lartësia e borës varion nga 15- 30 cm. Rreshje bore me intesitet të lartë u regjistruan sot edhe në Llogara. Rruga është e kalueshme. por automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë. Edhe në këtë qark, 3 shkolla as sot nuk zhvilluan mësim. Por, pavarësisht reshjeve ka një ngritje të temperaturave në të dyja vlerat. Në Zonat malore -7/2°C , Zonat e ulëta -4/10°C, Zonat bregdetare 1/12°C.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com