KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznesi: Rimbursimi i TVSH i dështuar

Biznesi: Rimbursimi i TVSH i dështuar

Proçesi i rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, pavarësisht deklaratave të ministrit Arben Ahmetaj, vazhdon të mbetet shqetësimi kryesor i biznesit vendas. Por nëse për disa subjekte problemi lidhet me tejkalimin e afateve të rimbursimit, në sektorin e bujqësisë skema mund të konsiderohet e dështuar. Më shumë se dy vite më parë, qeveria e rriti masën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi nga 6 përqind, në 20 përqind, por ky mekanizëm nuk po funksionin. Një ndër shoqatat, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i është drejtuar ministrisë së financave për gjetjen e një zgjidhje, por edhe pse ka shkuar deri tek zyra e Ministrit, nuk ka marrë asnjë herë asnjë përgjigje. “Kemi shkuar deri në ministri të financave për këtë problem në mënyrë të tillë që kjo çështje të stabilizohet, por s’kemi marrë asnjë përgjigje. Rimbursimi i TVSH është një domosdoshmëri dhe rimbursimi në kohë është një lehtësim shumë i madh sepse 20% e tvsh-së është një kosto shumë e madhe që rëndon padrejtësisht prodhuesin kur ai nuk e merr” tha Agim Rrapaj.

Në deklaratat e bëra, ministri Ahmetaj thotë se ka lehtësuar proçedurat, por vetë biznesi konsideron se burokracia ka mbetur e njëjtë, në mos është shtuar. Si zgjidhje Agim Rrapaj propozon thjeshtimin e dokumentacionit që i kërkohet fermerëve për rimbursim. “Pjesa e dokumentacionit të thjeshtohet në mënyrë të tillë që ata të kenë mundësinë që të rimbursojnë tvsh-në pa shumë burokraci dhe pa shumë vështirësi siç po ndodh deri më sot” tha Agim Rrapaj.

Nga ana tjetër edhe Shpresa Ismaili, kontabiliste, pohon se rimbursimi i tvsh vijon të jetë problem veçanërisht për bizneset të cilat listohen për herë të parë si subjekt tvsh-je nga tatimet. Të dhënat e fundit nga drejtoria e tatimeve tregojnë se në total për vitin 2016 janë paraqitur 760 kërkesa për rimbursim nga të cilat 12 ose vetëm 80% e tyre janë miratuar çka tregon nga deklaratat e ministrit Ahmetaj deri te zbatimi në praktikë i premtimeve të tij, rruga është ende e gjatë.

Sicred