KRYEFAQJA » LAJME » “Rilindja Urbane” do të vazhdojë, premton Rama

“Rilindja Urbane” do të vazhdojë, premton Rama

“Rilindja Urbane” do të vazhdojë edhe më tej në katër vitet që vijnë. Premtimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në Tepelen. Duke kujatuar se në sajë të këtij projekti janë hapur 50 mijë vende pune, zoti Rama dha detaje rreth projektit për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, projekt që nis nga Kalaja e e famshme e Ali Pashë Tepelenës. ““Bota zihet kush ta marrë Ali Pashën, por ne që e kemi tonin i bëmë atë që s’ia ka bërë as turku. Kalaja e tij e rrethuar me ndërtime pa leje, kemi një plan për ta zbuluar komplet kalanë. Se turistët vijnë këtu për Ali Pashën dhe jo se këtu banon Tërmet Peçi”, tha me humor zoti Rama.
Kryeministri socialist premtoi se pas qyteteve, “Rilindja Urbane” do të shtrihet me intensitet edhe në fshatra. “Kemi një program të veçantë për rrugët e fshatrave për të lidhur prodhimin bujqësor apo blegtoral me tregun. Në katër vjeçarin e ardhshëm jo vetëm rruga e Luftinjës, por edhe të tjera rrugë në këtë qark që janë të rëndësishme për të nxitur më shumë prodhimin dhe punësimin do të bëhen. Janë 100 milion dollarë vetëm nga programi ynë me Bankën Botërore që do fillojnë të financohen për këtë punë. Nga ana tjetër kem 71 milionë dollarë po me BB për turizmin dhe Tepelenën e kemi futur në hartën e turizmit se nuk ishte” tha zoti Rama.
Edhe njëherë kryeministri socialist kërkoi mbështetjen me votë për PS më 25 qershor, për të vazhduar reformat e nisura.”Bindjet janë gjë tjetër, por kur zgjedh skuadrën që do të qeverisë është gjë tjetër, duhet të zgjedhësh shërbëtorë që të bëjnë punën” tha zoti Rama. Ai premtoi rritje me 5 përqind të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, nëse në votat do t’i jepen PS.

Sicred