KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rikthimi i traditës së Radiodramatizimeve në Radio Tirana

Rikthimi i traditës së Radiodramatizimeve në Radio Tirana

Pas shumë vitesh rikthehet tradita e Radiodramatizimeve në Radio Tirana. Këtë herë radionovela i dedikohet fëmijëve, në një target grup të moshave 9 deri më 14 vjeç, duke përcjellë mesazhe me qëllim edukimin e brezave më të rinj.

Triologji për fëmijë, Radionovelë e përbërë nga tri pjesë të saj “Heronjtë e Monumenteve”, “Tullumbacja e Lumturisë” dhe “Dua të bëhem Polic, se ai është miku ynë”. Janë këto tri radionovela të cilat krijojnë Triologjinë për fëmijë më 40 episode të saj.

Gjithçka nis me aventurat dhe fantazitë e dy vajzave të vogla  të “Heronjtë e Monumenteve” në ciklin i parë të Triologjisë , ku Ledia dhe Teuta pas një vizite në Muze përmes një udhëtimi imagjinar gjenden në anijen Liburne,  për të udhëtuar në epoka të së shkuarës, kohëra të lashta, periudhën romake duke sjellë një qasje të historisë shqiptare, mitologjisë dhe arkeologjisë.  Artefakte, legjenda, personazhe dhe elementë të vërtetë të historisë,  ardhur përmes vështrimit të vogëlusheve me aventura e të papritura.

Largohemi nga historia dhe aventura, për t’i lënë vend radionovelës “Tullumbacja e Lumturisë” e cila na paraqet një temë sociale, aktuale dhe më delikate, “Dhuna në familje”. Si paraqitet situata psikologjike në familjen e Denit, djalit të vogël i cili  është prezent në situata  konfliktuale mes prindërve të tij.  Si ndikon në psikologjinë e një fëmije dhuna në familje, çfarë masash marrin familjarët për të shmangur probleme të mëtejshme? Dialogjet në këtë rast vijnë në formë këshille, për t’i dhënë kështu dëgjuesit një shembull të historive të ngjashme me të Denit, me qëllim parandalimin e rastesve të tilla të historive shqiptare. Përshtatur nga libri me të njëjtin titull i Andrea Wechlin.

“Dua të bëhem Polic, se ai është miku ynë” do të jetë radionovela e fundit e Triologjisë. Në këtë rast personazhet kryesorë janë fëmijë 10 deri 14 vjeç,  të cilët gjenden në situata të ndryshme, ku në ndihmë ju vjen prania e punonjësve të rendit. Si të jemi gjithmonë vigjilent me problematikat që mund të hasin fëmijët, si mund t’i parandalojmë  rreziqet që kanosen në përditshmërinë e tyre, me ndihmën e policisë. Këshilla për fëmijët, por edhe për prindërit.

Por nuk janë vetëm fëmijët ( Pavlina Lilollari, Segi Braha, Irdi Demçe dhe Albi Muça)  protagonistët  e Triologjisë për Fëmijë në Radio Tirana.

Emra të mirënjohur të teatrit dhe filmit shqiptar , pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Yllka Mujos dhe aktorëve Ahmet Pasha, Neritan Liçaj, Marjeta Ljarja, Indrit Çobani, Eglantina Ceno dhe Kristjan Koroveshi janë kasti i aktorëve profesionist dhe zërat e Triologjisë për Fëmijë.

Nën krijimin artistik të skenarit nga Artemisa Deda dhe Nolian Lole, Regjia nga Evis Trebicka, Realizimi Teknik nga Gëzim Bardhi, ju ftojmë të jeni dëgjuesit e Radio Tirana, çdo të martë dhe të enjte ora 14:30,  për të ndjekur “Triologjinë për Fëmijë” Heronjtë e Monumenteve,  Tullumbacja e Lumturisë dhe Dua të bëhem Polic, se ai është miku ynë.

Sicred