KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehet Dinamo e basketbollit

Rikthehet Dinamo e basketbollit

Dinamo e basketbollit është përsëri e gjallë dhe në jetë, teksa të enjten në ambientet e hotel “Tirana” është zyrtarizuar rikrijimi i shoqatës së basketbollit me të njëjtin emër. Të pranishëm kanë qenë Muhamet Përmeti, Spiro Shano, Ilir Trebicka, Eduard Çarçani, Olsi Rama, Artan Terihati, Alfred Rushaj, Astrit Hutka, Bashkim Milo, Arjan Konomi, Erdal Borova, Afrim Bilali, Elton Saliaga, Erkand Karaj, Ledina Koçi e shumë e shumë të tjerë. Drejtori ekzekutiv i shoqatës së basketbollit Dinamo, Eduard Çarçani, ka bërë një hyrje të përgjithshme të asaj që është si ide në krijimin e kësaj shoqate. Ndërsa Presidenti i shoqatës së basketbollit Dinamo, Ilir Trebicka, ka shpjeguar për të gjithë të pranishmit se kjo shoqatë është ndërthurja e dy gjeneratave, asaj nga viti 1965 deri në 80-80 dhe nga 80-2000. Në mënyrë simbolike janë shpërndarë fanella të shoqatës së basketbollit Dinamo, për të pranishmit. I pranishëm ka qenë edhe zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Kostandin Shkurti.

Sicred