KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehen temperaturat e ulta dhe rreshjet e dëborës
zonat malore, moti ne shqiperi, rreshje debore, vranesira, janar, emergjencat civile

Rikthehen temperaturat e ulta dhe rreshjet e dëborës

Temperaturat e ulta dhe rreshjet e dëborës kryesisht në zonat malore do të rikthehen përgjatë mbrëmjes së kësaj të shtune ku parashikohet mot me vranësira të çrregullta dhe ne lartësitë mbi 1000 m reshjet do të jenë në formë dëbore. Emergjencat Civile raportuan këtë të shtunë se përmirësimi i kushteve atmosferike dhe rritja e vogël e temperaturave ka sjellë një lehtësim në territorin e vendit por që kjo situatë pritet të vështirësohet. Nga informacionet e mbledhura të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme ndërsa të bblukara nga dëbora janë vetëm tre akse. Në Bashkinë Kukës, i bllokuar është aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën. Në qarkun Dibër Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Dhe jo për shkak të dëborës por si shkak i rrëshqitjeve të dherave e bllokuar është Rruga Laç – Vau Dejës – Qafë Çelë.

Normale paraqitet situata e qarkullimit të mjeteve në akset kombëtare. Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, Reps – Tuneli Thirrë,  qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Emergjencat civile raportiuan këtë të shtunë probleme me energjinë elektrike vetëm në këto fshatra në qarkun e Shkodrës përkatësishtn dy fshatra në Iballë, Fushë Arrës, dhe në dy fshatra në Blerim

Dy janë rastet e regjistruara të emergjencave shëndetësore, aktualisht nën kontroll mjekësor.

Sicred