KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rikthehen shpresat për takimin Tramp-Kim Jong-un
Takimi Tramp-Kim Jong Un, nga vendi i izoluar komunist vjen sinjali i një ndryshimi të mundshëm

Rikthehen shpresat për takimin Tramp-Kim Jong-un

Një ekip i SHBA-ve po zhvillon bisedime me zyrtarët e Koresë së Veriut për të përgatitur një takim të mundshëm midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Bisedimet në fshatin Panmunjon, në zonën e çmilitarizuar midis dy Koreve, janë shenjat e fundit që samiti mund të ndodhë. Të enjten, Presidenti Trump bëri thirrje për anullimin e takimit që do të zhvillohej në Singapor muajin e ardhshëm pas deklaratave të Veriut, që siç i quajti Trump ishin një gjuhë armiqësore. Por të dyja palët që nga ajo kohë po punojnë për ta rikthyer dialogun në rrugë të mbarë. Të shtunën, Kim Jong-un foli për “vullnetin e tij të fiksuar” që samiti duhet të vazhdojë, ndërsa Trump tha se gjërat ishin “duke ecur shumë mirë”. Vizita e delegacionit amerikan u raportua për herë të parë nga Washington Post. Ekipi udhëhiqej nga Sung Kim, një ish-ambasador në Korenë e Jugut, i cili do të zhvillonte bisedime me zëvendësministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut. Departamenti i shtetit konfirmoi se të dy palët u takuan në kufi. Zëdhënësja e departamentit të Shtetit,tha se po vazhdojnë të përgatiten për një takim midis Presidentit dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Diskutimet ishin të përqendruara në thelbin e takimit, ndërkohë që një ekip i veçantë i SHBA në Singapor merrej me logjistikën. Takimi do të ishte kulmi i përpjekjeve diplomatike që filluan këtë vit për të zbutur atë që kishte kërcënuar të bëhet një konfrontim ushtarak midis Veriut dhe Jugut të armatosur bërthamor komunist.

Sicred