KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehen reshjet e shiut dhe dëbores në vend

Rikthehen reshjet e shiut dhe dëbores në vend

Moti, pavarësisht rritjes së lehtë të temperaturave, ka vijuar edhe sot me reshje bore të përkohshme në verilindje. Termometri në vendet malore shënoi si vlera minimale -2 gradë celsius ndërsa në vlerat maksimale shkoi tre gradë mbi zero. Edhe në vendet e ulta temperaturat shënuan -2 gradë celsius dhe vlerat maksimale shkuan deri në 12 gradë. Sinoptikanët parashikojnë që nesër , vendi të preket nga reshjet në ultësirën perëndimore ndërsa vendet malore do të kenë reshje bore deri në kuota të ulta. Gjithashtu parashikohet të kemi edhe stuhi ere deri në 20m/sek ç’ka pritet që në det të hapur të kemi dallgë të forcës deri në 6-7 ballë. Deri në mesditë temperaturat do të ulen ndjeshëm.