KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruktimi i konvikteve, Veliaj: Të gatshëm të realizojmë dhe kartën e studentit

Rikonstruktimi i konvikteve, Veliaj: Të gatshëm të realizojmë dhe kartën e studentit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e godinave të konviktit të Universitetit të Mjekësisë. Kryebashkiaku u bëri thirrje studenteve t’i rikthehen proçesit mësimor për mbylljen në kohë të vitit akademik.

Veliaj u shpreh i gatshëm që Bashkia të realizojë kartën e studentit, e cila me ligjin e ri, i ka kaluar si kompetencë universiteteve. Veliaj tha se nëse drejtuesit e këtyre universiteteve heqin dorë nga kjo përgjegjësi, Bashkia e Tiranës është e gatshme që ta realizojë.

Ndërkohë, në rezidencat e Universitetit të Mjekësisë së Tiranës po krijohet rikonstruksioni i plotë i ambjenteve të përbashkëta, ndërkaq, gjatë verës do të kryhet ndërhyrja totale edhe në dhoma.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com