KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruksioni në disa kabina, nesër dhe pasnesër këto zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike

Rikonstruksioni në disa kabina, nesër dhe pasnesër këto zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se më datë 10-11 korrik do të ketë stakim të energjisë në disa zona të Tiranës. Kjo për shkak të rikonstruksionit në disa kabina. Në disa lagje të kryeqytetit energjia do të mungojë deri në 7 orë.  Konkretisht, me datë 10 korrik pa energji do të mbetem rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” nga ora 09:00-15:00; 9.00-13.00 rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”; 9:30- 15:00 Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”; 09:00-16:00 rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”.

Ndërsa më 11 korrik pa energji do të mbesin nga ora 01:00-05:00 rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit;  09:00-15:00  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave; 09:30-15:00 rruga “Jordan Misja”; 09:00-13:00  rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”; 13:00-15:00 rruga “Bardhyl” pjesërisht; 09:00-16:00 rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”. /web.rtsh

 

Sicred