KRYEFAQJA » LAJME » Rihapet segmenti Elbasan – Tiranë

Rihapet segmenti Elbasan – Tiranë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftin se është hapur bypass-i provizor për kalimin e automjeteve në drejtimin Elbasan-Tiranë. Ai u bllokua për afro 48 orë pas një shkarje shkëmbijsh. Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme të kalojnë nga Kërraba, por mund të përdorin bypass-in. ARRSH ka  vendosur sinjalistika përkatëse dhe sipas njoftimit janë shtuar edhe shërbime të punonjësve të saj dhe Policisë. Policia Rrugore ju bën thirrje qytetarëve që përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Ndërkaq ka filluar edhe pastrimi i segmentit ku kanë rënë shkëmbinjtë.

Sicred