KRYEFAQJA » LAJME » Rihapet për 48 orë Tiranë-Durrës
Rihapet për 48 orë Tiranë-Durrës

Rihapet për 48 orë Tiranë-Durrës

Qarkullimi normal në autostradën Tiranë- Durrës është rikthyer të premten pas disa ditësh ndërprerjeje për shkak të punimeve për riparimin e këtij segmenti mjaft të rëndësishëm. Autoritetet rrugore thanë se qarkullimi u rihap për të lehtësuar qarkullimin e pushuesve gjatë fundjavës për në bregdet. Një javë nga fillimi i riparimit autostradën më të rëndësishme të vendit ka përfunduar riparimi i dy segmenteve Qafë-Kashar-Vorë deri në Maminas. Autostrada do të jetë e hapur në të dyja drejtimet nga deri mengjesin e të hënës ora 06:00.
Riparimi i pjesëve më të dëmtuara të autostradës Tiranë-Durrës ka një kosto prej 615 mijë eurosh, një fond i dhënë nga Banka Botërore.

Sicred