KRYEFAQJA » LAJME » Rigels Mamile i Luftëtarit për ndeshjen me Kamzën
Rigels Mamile i Luftëtarit për ndeshjen me Kamzën

Rigels Mamile i Luftëtarit për ndeshjen me Kamzën

Luftëtari udhëton drejt Kamzës këtë fundjavë, ku të shtunën e pret skuadra vendase, në një përballje ku të dyja kanë të njëjtin synim, marrjen e tri pikëve. Luftëtari për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e evropës, ndërsa kamza për t’iu larguar zonë së ftohtë të daljes nga kategoria. Rigels Malile, zëdhënësi i shtypit i klubit gjirokastrit pranon për RTSH Sport se nëse duan të shkojnë në Kupat e Evropës, Luftëtari e ka të ndaluar humbjen. Malile pranon se përballja me Kamzën është e vështirë. Por për këtë skuadra e Luftëtarit, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika ka kryer një përgatitje serioze. Për ndeshjen ndaj kamzës, Te Luftëtari rikthehen Xhekson dhe Shkurtaj ndërsa mungon Abazaj për arsye kartonash. Ndeshja Kamza-Luftëtari luhet të shtunën në orën 16.00