KRYEFAQJA » LAJME » Rifillon kampionati me ndeshjen Vllaznia – Kukësi
Rifillon kampionati me ndeshjen Vllaznia - Kukësi

Rifillon kampionati me ndeshjen Vllaznia – Kukësi

Mes marrëveshjesh, polemikash dhe zënkash rifillon sot kampionati i Kategorisë Superiore kur janë për tu luajtur gjysma e javëve të tërë sezonit 2016-2017. Në ndeshjen e parë për fazën e tretë do të vihen përballë njëra-tjetrës Vllaznia dhe Kukësi. Ndeshja luhet sot në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës duke filluar nga ora 18:00.

Shkodranët vendas kanë 21 pikë dhe renditen në vendin e 6-të dhe kanë 4 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa verilindorët janë një skuadër e fortë që në 18 javë nuk kanë asnjë humbje. Kuksianët janë në vendin e parë në renditje me 36 pikë dhe kanë 9 fitore dhe po aq barazime. Vllaznia dhe Kukësi janë ndeshur dy herë gjatë këtij kampionati, në javën e parë ndeshja përfundoi 0-0 dhe në javën e 10-të kur Kukësi fitoi 3-1.

Ndeshjet e tjera të javës së 19 që do të luhen nesër jannë Luftëtari – Partizani, Korabi – Laçi, Skënderbeu – Flamurtari të gjitha në oën 14:00 dhe Teuta – Tirana që do të luhet në oën 17:00. Partizani dhe Skënderbeu, ndjekëset më të afërta të Kukësit kanë respektivisht 35 dhe 32 pikë. Dy skuadrat që janë më keq në renditje janë Laçi dhe Korabi dhe kanë respektivisht 14 dhe 11 pikë.

Sicred