KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ricardo Cocciante në Fest ’56

Ricardo Cocciante në Fest ’56

Teksa na ndajnë 10 ditë nga Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, organizatorët konfirmojnë lajmin se Ricardo Cocciante, kantautori i njohur italian do të jetë i ftuari i nderit në Natën e Parë të Festivalit. “Do të jetë në Natën e Parë të Festivalit të 56-të Ricardo Cocciante, krijuesi i dhjetra melodive dhe refereneve me të cilat ne jemi rritur” tha Kozeta Kurti, zëdhënëse e Festivalit në RTSH pa dhënë më shumë detaje. “Prania e tij nuk është  një mënyrë për të tërhequr publikun për festivalin, por është një mënyrë shpërblimi për publikun shqiptar i cili është i apasionuar me muzikën italiane” shtoi më tej zëdhënësja Kurti.
Grupi krijues i festivalit paralelisht me provat e orkestrës që bëhen çdo ditë po vendos detajet e fundit ne lidhje me spektaklin e çdo nate të festivalit i cili do të zhvillohet nga data 21 deri me 23 dhjetor. “Për mua të tre netët e festivalit janë netë finale, por mënyrën se si po punohet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë këto dhjetë ditë dhe t’ju presim me shumë dashuri në sallën e Pallati të Kongreseve” tha Kozeta Kurti, zëdhënësja e festivalit.
Siç ishte premtuar nga organizatorët ky edicion do të ketë ngjyresa Sanremoje duke vënë si objektiv cilësinë në çdo element, nga prurja muzikore tek interpretimi e deri tek elementet e spektaklit që startojnë me një personalitet të muzikës italiane dhe boterore si Cocciante, të gjitha nën moderimin e Adi Krastës dhe syrin artistik qëmtues të regjisorit Pali Kuke.

Sicred