KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Aleanca mes partisë së presidentit Emanyel Makron , Republika përapra me partinë e vogël Lëvizja Demokratike ka siguruar shumicën në Asamblenë Kombëtare pas raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë. Te dyja keto parti kanë marrë 355 deputete që përbën shumicën absolute të Asamblesë me 577 antarë. Në këtë mënyrë, partia e Makronit nuk do të ketë asnjë pengesë për krijimin e qeverisë. Rezultati do t’i japë presidentit Makron një mandat të fuqishëm në parlament për të ndjekur planet e tij të reformave, më kryesoret e të cilave janë zbutja e rregullave strikte të punës dhe zvogëlimi i administrates publike me disa dhjetëra mijëra njerëz. Sipas rezultateve të raundit të dytë, aleanca e kryesuar nga Partia Republikane ka mbetur me 125 deputetë, kurse ajo e kryesuar nga Partia Socialiste arriti të nxjerrë vetëm 49 deputetë. Nga ana tjetër, partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional ka siguruar vetëm 8 vende, kurse aleanca në të cilën ndodhet lëvizja Franca e Papërkulur e majtistit ekstrem Zhan-Lyk Melenshon do të përfaqësohet nga 30 deputetë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 43 për qind, që paraqet shkallën më të ulët të pjesëmarrjes ne votime në historinë e Francës së pas luftës së dyte boterore

Sicred