KRYEFAQJA » LAJME » Rezultatet e taskforcës antikorrupsion

Rezultatet e taskforcës antikorrupsion

Ministrja e drejtesise Etilda Gjonaj, e cila drejton taksforcën antikorrupison, ka bërë publike në një konferencë për shtyp rezultatet e kontrolleve të ushtruara në 35 institucione shtetërore. Bëhet fjalë për institucionet që ofrojnë shërbim për qytetarët, si zyrat e regjistrimit të pasurive, ALUIZNI-t, Drejtorive të tatim-taksave, atyre bujqesore etj. Zonja Gjonaj tha se pas kontrolleve janë sugjeruar 172 masa disiplinore dhe 28 largime nga puna, ndërsa janë kryer kallëzime penale për 3 raste.
Ministrja Gjonaj tha se kontrollet do të vijojnë dhe i ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit.
Në maj të këtij viti qeveria ngriti taskforcën antikorrupsion, e cila është përgjegjëse për inspektimet nderinstitucionale dhe funksionin si një mekanizëm që synon të luftojë korrupsionin në institucionet që oforjnë shërbim për qytetarët.

Sicred