KRYEFAQJA » LAJME » Rezultatet e ekspertizës për ngjarjen që tronditi Fierin mbrëmjen e 21 Prillit
Rezultatet e ekspertizës për ngjarjen që tronditi Fierin mbrëmjen e 21 Prillit

Rezultatet e ekspertizës për ngjarjen që tronditi Fierin mbrëmjen e 21 Prillit

Ka dalë ekspertiza për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e 21 prillit të këtij viti, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e 38-vjeçarit Ervin Memo. 38-vjeçari ndodhej brenda në automjet, ndërsa dyshohet se lënda eksplozive ka qenë e vendosur në kroskotin e makinës, në anën e djathtë të tij. Ekspertët kriminalistikë, pas ekspertimit të imtësishëm që i është kryer automjetit tip Benz me targa AA 270 IV të shkatërruar thuajse krejtësisht si pasojë e shpërthimit, kanë konkluduar se lënda plasëse gjendej në kroskot, nga ana e pasagjerit dhe se është aktivizuar me anë të një thirrje telefonike. Policia po punon për verifikimin e numrit celular prej nga është kryer thirrja që ka aktivizuar eksplozivin. Sipas të dhënave, ka qenë pikërisht vendndodhja e lëndës plasëse që ka sjellë si pasojë shkatërrimin e plotë të makinës nga njëra anë dhe shpëtimin e jetës së 38 vjeçarit Ervin Memo, i cili doli me këmbët e tij nga autovetura që u dogj e gjitha në flakë. Mësohet se ekspertët kanë konkluduar që presioni i krijuar nga shpërthimi i eksplozivit të jetë përqendruar në drejtim të ndenjëses së pasagjerit. Ndërsa 38-vjeçari Evrin Memo gjendej në ndenjësen e drejtuesit të mjetit duke marrë kështu goditje që i sollën vetëm dëmtime në lëkurë por pa pasoja të rënda për jetën.

Sicred