KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për Sirinë, miratohet rezoluta 30 ditore

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për Sirinë, miratohet rezoluta 30 ditore

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar në mënyrë unanime një rezolutë, përmes së cilës, kërkohet që në Ssiri të ndalen luftimet për një përiudhë tridhejtë ditore për të lejuar shpërndarjene ndihmave humanitare dhe evakuimet mjekësore. Megjithatë, disa nga grupet më të mëdha xhihadiste rebele dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk mbulohen nga ky armëpushi, duke vënë kështy në pikëpyetje ndikimin real të dokumentit. Enklava rebele e Gutas Lindore, e cila ndodhet shumë pranë kryeqytetit Damask, ka qenë në shenjestren e bombardimeve të qeverisë së Bashar Al Asad gjatë javës së fundit. Dhe sulmet ajrore filluan pak pas votimit të rezolutës në Nju Jork, bënë të ditur aktivistët. Votimi i rezolutës së propozuar nga Kuvajti dhe Suedia, është shtyrë disa herë që nga dita e enjte, për shkak se anëtarët e këshillit nuk e patën të lehtë të binin dakord me të. Rusia, një aleat i qeverisë siriane, donte që dpli,emto të ndryshohej, ndërsa diplomatët perëndimorë e akouzuan Moskën se po përpiqej të siguronte kohë shtesë që forcat e qeverisë siriane të kishin mundësi t’i jepnin goditjen e fundit rebelëve.

– Vuajtja njerëzore është shtuar sa herrë që kemi pritur për Rusinë. Ndërsa ata i zvarritën negociatat, avionët luftarakë të Asadit vijuan të hidhnin bomba. A e keni menduar se sa nëna kanë humbur fëmijët e tyre gjatë këtyre tre ditëve që na u desh të miratonim këtë rezolutë? – u shpreh ambasadorja amerikane Niki Heili.

Rreth 500 persona janë vrarë nga forcat qeveritare në Gutan Lindore që nga e diela e shkuar, ndërsa kundërpërgjigjia e rebelëve ndaj kryeqytetit Damask ka shkuaktuar 16 viktima.

Sicred