KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rezistenca për teatrin, artistët nuk janë vetëm në kauzën e tyre

Rezistenca për teatrin, artistët nuk janë vetëm në kauzën e tyre

Një grup artistësh shqiptarë po e vazhdojnë rezistencën kundër idesë së hedhur dhe të mbrojtur më së shumti nga qeveria, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në vend të saj të një kompleksi të ri teatror i cili do të ndërthuret edhe me disa komplekse banimi që shtrihen në prona private.
Prej të premtes së 15 qershorit ata mblidhen cdo ditë. Orari nuk nuk njoftohet, por artistë, aktivistë të shoqërsië civile dhe qytetarë të thjeshtë gjenden atje rreth orës 19. Në një skenë të improvizuar ata demonstrojnë me mjeshtëri performanca artistike, monologje, poezi e muzikë. Jo rrallë me talentin e tyre në skenën e vogël ngjiten edhe qytetarë të thjeshtë, kureshtare apo edhe mbështetës së artit. Një iniciativë e tyre është edhe mbledhja e firmave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Qëndresën kundër shembjes së teatrit e nisën aktorët, por sot ata mbështeten edhe nga aktivistë të shoqërsisë civile. Për Gjergj Bojaxhiun  kjo është një lëvizje qytetare larg politikës. “Ne si qytetarë nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të vijmë këtu për ditë dhe jemi të vendosur të ruajmë identitetin e Tiranës dhe të mos lejojmë betonizimin e qendrës së Tiranës për përfitime financiare të klientëve të qeverisë dhe politikës” thotë zoti Bojaxhi. “Kjo është dhe do të mbetet lëvizje e qytetarëve dhe jo e partive politike” shton ai.
Qëndfresa nuk mund të ndalet më tani. Ky është mendimi edhe i pedagogut njëkohësisht mbështetësit të kauzës për teatrin Ervin Goci. “Kjo është rezistencë reale. Nuk ka nevojë të mbledhësh një miting me 20 mijë veta dhe nesër të mos ndodhi asgjë” thotë ai.
Në protestë nuk ka vetëm thirrje kundër shembjes së godinës, jepen edhe ide se si mund të veprohet ndryshe në mënyrë edhe të ruajtjes së kompleksit tetaror që për ta është trashëgimi kulturore. “Është ironike që vitet e fundit ne kemi shembuj shumë të mirë se si godina të vjetra dhe të lenë pas dore janë rikonstruktuar nga kjo qeveri, janë ristauruar dhe sot ngjajnë shumë bukur” thotë Gjergj Bojaxhiu dhe kujton disa prej tyre. “Nuk ka asnjë arsye të mos ndodhi kështu me teatrin” shton ai.
Të shumtë në numër janë edhe qytetarët që mbështesin lëvizjen. Sipas një qytetareje prishja e Teatrit Kombëtar është një humbje. “Një gjë e tillë më vret” thotë ajo.
Një grua e moshuar e konsideron prishjen e Teatrit të papranueshme. Por ajo e pezmatuar thotë se priste të gjente shumë njerëz që kundërshtonin këtë prishje.
Por lufta kundër shembjes së Teatrit nuk vazhdon vetëm në sheshin përballë kësaj godine. Nga njëra anë opozita zhvillon dëgjesa me iniciatorët e ndryshimeve ligjore që premtojnë ngritjen e një tjetër godine madhështore në shërbim të artistëve. E në anën tjetër është mazhoranca që organizon dëgjesa me artistët dhe urbanistët.

Sicred