KRYEFAQJA » LAJME » Revoltohen tifozët e Flamurtarit
Revoltohen, tifozët e Flamurtarit, flamurtari, tirana, futboll

Revoltohen tifozët e Flamurtarit

Flamurtari ka humbur përballë Skënderbeut duke rrezikuar shumë qëndrimin në kategori. Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe është ndërprerë disa herë nga gjyqtari I takimit, pas sharjeve në drejtim të tij. Pas takimit tifozët vlonjatë kanë nxjerrë lojtarët e tyre nga dhomat e zhveshjes, për të diskutuar për situatën. Ata kanë kërkuar reagimin nga lojtarët për të ndryshuar situatën e krijuar e rikthimin tek fitorja, duke marrë garancinë e këtyre të fundit. Më pas protesta e tifozëve ka vijuar para stadiumit me thirrjet kundër FSHF-së dhe kreut të saj Armand Duka. Nga ofendimet nuk kanë bërë përajshtim as gjyqtarët e ndeshjes. Në kohën kur ata kanë hipur në automjet për t’u larguar nga Vlora, drejt tyre kanë vërshuar sharje nga tifozeria. Ndërhyrja e forcave të ruajtjes së rendit ka qenë e menjëhershme. Gjyqtaret dhe autobuzi I Skënderbeut janë shoqëruar nga policia. Më pas turma e irrituar e tifozëve është larguar nga policia duke shmanguar kështu konflikte të tjera.

Sicred