KRYEFAQJA » LAJME » Revoltë në PD: Të dorëhiqet Basha, përgjegjësi i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD
PD drejt djegies së mandateve

Revoltë në PD: Të dorëhiqet Basha, përgjegjësi i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD

Në PD duket se ka nisur një revoltë ndaj kreut të saj Lulzim Basha, pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit, e cila konsiderohet humbja më e madhe në historinë e saj. Një deklarate e një grupi anëtarësh të niveleve të ndryshme drejtuese të PD në të cilën kërkohej dorëheqja e zotit Basha, është pasuar nga një tjetër deklaratë e firmosur nga figurat më të njohura të demokratëve ndër vite. Mes tyre janë emrat e Besnik Mustafajt, Genc Rulit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Majlinda Bregut etj.
Ata shprehin ndër të tjera shqetësimin për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje. Të ndodhur sipas tyre në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë, për raste të tilla, ata kanë kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje. Nënshkruesit kërkojnë fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

Sicred