KRYEFAQJA » LAJME » Retro sport, Prishtina mund Partizanin e Beogradit
Retro sport, Prishtina mund Partizanin e Beogradit

Retro sport, Prishtina mund Partizanin e Beogradit

Kosova e futbollit është tanimë një realitet i prekshëm dhe i njohur edhe ndërkombëtarisht. Por para saj ishte një Kosovë tjetër, një Kosovë edhe më brilante e futbollit, një Kosovë që edhe pse vjen në rezolucion të dobët filmik, atje në fushën e blertë ishte një rezolucion i cilësisë më të lartë, asaj HD. Pamjet që na ka risjellë pas mëse 30 vitesh Komiteti Olimpik i Kosovës në një postim në rrjetin social “Facebook”, na sjellin një ndeshje të paharruar të Prishtinës me Partizanin e Beogradit. Sfida të tilla ishin atëherë shumë më shumë sesa vetëm futboll dhe si të tilla, ishin shpesh revolta e të shtypurit ndaj sunduesit. Prandaj edhe fitorja shijonte më tepër, siç ndodhi në këtë ndeshje të mesit të viteve 1980, kur ekipi i kryeqytetit të Kosovës mundi atë të kryeqytetit të Serbisë dhe Ish-Jugosllavisë. Goli nga goditja e lirë e specialistit Fadil Muriqi i dhuroi Prishtinës një fitore minimale në prani të 30 mijë vetëve dhe përballë një kundërshtari që simuloi turpshëm për të marrë një 11-metërsh në pamundësi të gjetjes së golit në rrugë të ndershme. Çka e bën këtë fitore, edhe më drithëruese, edhe sot, pas mëse 3 dhjetëvjeçarësh.

Sicred