KRYEFAQJA » LAJME » Resuli për RTSH: Në Azerbajxhan do bëjmë maksimumin

Resuli për RTSH: Në Azerbajxhan do bëjmë maksimumin

Ndonëse kualifikimi i Shqipërisë për në fazën tjetër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit të Sallës ishte historik, për trajnerin e kuqezinjve, Erind Resuli, gjithçka ishte fryt i një pune disavjeçare. “Ne kishim kohë që përgatiteshim për këtë sukses, e ëndërronim pasi ishte eleminatorja e tretë që unë kisha me ekipin kombëtar të sallës. Në të parën morëm 3 pikë, në të dytën 6 dhe në të tretën 9 pikë: tha ai për RTSH duke shtuar se “kishim kohë që punonim për këtë kualifikim”.
Traineri Resuli ka edhe një dedikim të veçantë për ata që kontribuan në këtë kualifikim.”Unë gjej rastin të falenderoj të gjithë lojtarët pa përjashtim, federatën për mbështetjen dhe një përkujtim shkon për ish inisiatorin e futbollit të sallës Alfred Zijai i cili nuk ndodhet më mesnesh” thotë traineri Resuli.
Trajneri kuqezi e ka hedhur ndërkaq vështrimin drejt fazës tjetër eliminatore. “Normalisht ne jemi më të qetë, pasi presioni bie mbi kundërshtarët, të cilët duhet të themi se janë të një niveli më të lartë” tha Resuli. Ai premtoi se “Ne nuk do të shkojmë atje për të kaluar rradhën, por do bëjmë maksimumin tonë”.
Në grupin që do t’i zhvillojë ndeshjet në Azerbajxhan, Shqipëria do të përballet me përfaqësuesen vendase, me Bosnjë-Hercegovinën dhe Hungarinë.

Sicred