KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Resort me 5 yje për xhihadistët e dhunshëm

Resort me 5 yje për xhihadistët e dhunshëm

Pishinë, kopshte të kuruara, mjedise relaksuese. Kjo godinë është një resort me pesë yje në Arabinë saudite, por vizitorët e tij nuk janë turistët e zakonshëm. Në vend të tyre, hapësirat shfrytëzohen nga xhihadistët e dhunshëm. Qendra e Këshillimit dhe Kujdesit Muhamed bin Najef në kryeqytetin saudit të Riadit, një shtëpi që ofron dicka të mesme mes burgut dhe lirisë, prej vitit 2004, ka shërbyer si një mënyrë efektive për të luftuar ekstremizmin. Në një kohë kur lufta botërore kundër terrorizmit është shpesh e shoqëruar me sulme me dron dhe torutra, filozofia e kësaj qendre është se ekstremizmi ka nevojë për një kurë ideologjike. Nën mbikqyrjen e klerikëve dhe psikologëve, në të punohet për të parandaluar të dënuarit për t’iu kthyer sërish aktiviteteve xhihadiste, përmes asaj që quhet këshillim fetar dhe detoksifikim ideologjik. – Fokusi ynë është korrigjimi i mendimeve dhe devijimit të tyre nga Islami, – shprehet ëpr AFPN drejtori i kësaj qendre. Të dënuarit jetojnë në godina të ulëta, me televizorë me ekranë të mëdhenj dhe krevate me përmasa mbretërore. Shumë prejt atyre që kanë patur lidhje me grupe si Al-Kaeda apo talebanët, janë të lirë të lëvizin brenda qendrës, ku kanë akses në një palestër me hapësirë të madhe, si dhe kanë mundësi të vizitohen nga bashkëshortet në apartamentet e arreduara më së miri. – Ne duam që ata të ndihen si njerëz normalë, që e kanë akoma një mundësi për tu kthyer në shoqëri, – shprehet drejtori i qendres, duke insisituar se institucioni që ai drejton nuk i thërret vizitorët të burgosur apo të dënuar. Në këtë qendër, ata janë thjesht pacientë.

Sicred