KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reshjet e borës mbulojnë Kroacinë

Reshjet e borës mbulojnë Kroacinë

Reshjet e borës kanë mbuluar Kroacinë. Shumë linja detare janë mbyllur, ndërsa bora ka shkaktuar probleme të shumta edhe në qarkullimin rrugor. Autoritetet kanë paralajmëruar se janë të mundura shembje të dheut në më shumë vende dhe rrugë, ndërsa vendkalimi kufitar Pasjak është mbyllur tërësisht. Rrjeti evropian meteorologjik njoftoi se në gjithë territorin e Malit të Zi është në fuqi alarmi i kuq për shkak të pritjeve për reshje të shumta të shiut, erës së fortë dhe vetëtimave. Moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bore ka përfshirë edhe disa shtete të tjera evropiane.

Sicred