KRYEFAQJA » LAJME » Reshje bore në veri e juglindje të vendit
E Enjte 15 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Reshje bore në veri e juglindje të vendit

Situata e motit në veri e juglindje të vendit është shoqëruar me borë kryesisht në zonat malore ndërsa pjesa tjetër e vendit është pushtuar prej shirave. Autoriteti i rrugëve njoftoi se është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë-Thanën, nga Lini deri në Prrenjas ku trashësia e borës ka shkuar në 30 cm. Policia, në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit, për gjatë gjithë natës nuk ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të papajisurat me zinxhirë edhe për të lehtësuar punën e borëpastrueseve. Si rezultat i kësaj pune, i gjithë aksi rrugor, të gjitha rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore, ku kalimi bëhet me zinxhirë. Situata në përgjithësi paraqitet e qetë në të gjitha akset rrugore ku deri në këtë moment nuk njoftohet për bllokim apo dëmtim.

Sicred