KRYEFAQJA » LAJME » Republikanët të vetëm në zgjedhje?
Republikanët të vetëm në zgjedhje?

Republikanët të vetëm në zgjedhje?

Partia Republikane, aleatja kryesore e Partisë Demokratike, më e madhja e koalicionit të djathtë opozitar në Shqipëri, pritet të regjistrohet e vetme në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Lajmi bëhet e ditur nga burime mediatike, por ende nuk konfirmohet nga selia e republikanëve. Sipas këtyre burimeve palët nuk kanë arritur dot një marrëveshje politike për të shkuar sëbashku në zgjedhje. Një ditë më parë u bë e ditur që kreu i republikanëve Mediu, po këmbëngulte pranë kreut të demokratëve Basha, që në listën e deputetëve të PD të regjistroheshin dy kandidatë të PR. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe Agron Duka i PAA. Edhe zoti Duka ka paralajmëruar se mund të dali i vetëm në zgjedhje. Po të enjten PD arriti marrëveshjen me tre parti aleate PBDNJ, PDK, dhe LZHK, që krerët e tyre Dule, Ndoka dhe Shehi të renditen në listat fituese të Partisë Demokratike.

Sicred