KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhi i Televizionit Turk për Shqipërinë

Reportazhi i Televizionit Turk për Shqipërinë

Një reportazh prej 42 minutash i ka kushtuar Shqipërisë një prej televizioneve më të ndjekur në Turqi, “Kanali 7”. Emisioni “Duke udhëtuar nëpër botë” i gazetares turke Ozlem Tunca pas Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë, Sllovenisë, por dhe shumë vendeve të botës ka mbërritur edhe në Shqipëri. “Arnavutluk – Shqipëria”, titullohet reportazhi, i realizuar edhe në bashkëpunim me Agjencinë tonë Kombëtare të Turizmit, i cili rrëfen pak nga të gjitha mbi vendin tonë; natyrë kombinuar me histori dhe kulturë. Reportazhi nis nga Tirana, ku gazetarja Ozlem Tunca duke folur nga sheshi i rindërtuar Skënderbej, flet e kërkon jo vetëm për pamjen moderne të kryeqytetit shqiptar, por nëpër xhami edhe gjurmët e Perandorisë Otomane në të. Gazetarja turke i tregon audiencës së saj histori edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë pjesë të Unesco-s si Berati, Gjirokastra, apo edhe mbi parkun arkeologjik të Butrintit. Përvec pjesës monumentale ajo prek edhe anën njerëzore të shqiptarëve të dashur e bujarë apo dhe kulinarinë e vendeve ku shkon. Nuk lë pa përshkruar natyrën, plazhet unike, malet e një vendi të bukur si Shqipëria, që është për t’u vizituar.

Sicred