KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » Qyteti Im-Tepelena

Qyteti Im-Tepelena

Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë. Zona e Buzit lidhej me ilirët e Antipatresë, Krahësi me Bylynët dhe Lopesi me Amantinët. Tepelena është një qytet historik i njohur mirë si vendi i lindjes së Ali Pashës, vezirit të Janinës. Historia dhe kënga, jane pasuria folklorike e Tepelenës dhe ndoshta, një nga margaritarët më të të rrallë në thesarin e kulturës sonë kombëtare.
Tepelena ndodhet në jug të Shqipërisë. Nga Tirana udhëton 215 kilometra. Qyteti shtrihet në gjirin e një kodre që quhet Pallçije dhe është i rrethuar nga tre lumenj. Në jug-perëndim syri të kap malësinë e Labërisë që lidh qytetin me bregun perëndimor të Shqipërisë. Kufizohet nga Berati, Mallakastra, Vlora, Gjirokastra dhe Përmeti.

(Visited 306 times, 24 visits today)
Sicred