KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » “Qyteti im”, Shkodra mesjetare

“Qyteti im”, Shkodra mesjetare

Nëse nuk do të ishin peshkopët e saj, për “Shkodrën e moteve” do të dinim shumë pak ose më saktë ato që kronikani i parë shqiptar Barleti dhe pak mbetjet arkeologjike i shpëtuan rrebesheve të pamëshira të historisë. Në fakt, zgafellat e kohërave kanë fshehur shumë histori dhe vetë zulmën e qytetit, kurse këndellja e Shkodrës na vjen nga klerikët e saj, që raportonin te papët dhe në dëshmitë e koncileve.
Ende të mrekullon mënyra sesi janë hartuar dokumentacionet e pakta të hershme që rrëfen se njerëzit që i shërbenin këtij qyteti, nuk mund të ishin të zakonshëm. Atje ku dokumentat na mungojnë, kazma e arkeologut ka hasur në dëshmi, që plotësojnë mozaikun e një qyteti, buja e të cilit e kish kaluar Adriatikun. Por qyteti nga mbetjet e pakta arkeogjike do të tregojë shumë.

Sicred