KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » Qyteti im – Rehova

Qyteti im – Rehova

Vetëm 2 km larg Ersekës gjendet Rehova, thuajse si një lagje e qytetit të vogëljuglindor. Me një rrugë që gjarpëron mes pemësh.
Sapo ngjitesh këtu, ndjehesh menjëherë si në shtëpi. Rehovarët janë aq mikëpritës e gojëëmbël, sa të duket vetja si në ato filmat e vjetër bardhë e zi.
Nëpër sokaket e tyre të mbajtura me kujdes, secili të fton për një gotë raki apo një reçel . Është ndjesi e mirë kjo, sidomos kur ke lënë pas qytetet e mbushura me smog e thashetheme kafenesh…

Sicred